Shërbimi i mjeteve të transportit është drejtimi mësimor në të cilin përgatiten profesionistë për të kryer shërbime riparimi dhe mirëmbajtjeje të rregullta në automjete. Në gjuhën e përditshme quhen “automekanikë”. Automekaniku identifikon defektet, prishjet, pjesët e dëmtuara dhe të konsumuara dhe i riparon ose i zëvendëson ato. Një pjesë e punës së tij është të ketë njohuri rreth funksionimit të motorëve me dy dhe katër kohë, sistemeve të ndezjes dhe fikjes, si dhe sistemeve të transmetimit dhe frenimit dhe sistemeve të furnizimit me lëndë djegëse dhe ftohjes, etj.
Profilet që ofron shkolla jonë janë: Shërbime xhenerike, Shërbime elektroauto, Shërbime motorike.
Aktivitetet e përditshme të automekanikut janë:
Kryerja e kontrolleve dhe shërbime rutinë të automjeteve, ekzaminimi i automjeteve që nuk funksionojnë mirë, identifikimi i problemeve dhe gjetja e zgjidhjeve, çmontimi dhe ekzaminnimi i pjesëve të automjetit ( motorit, sistemeve dhe elementeve të ndryshme), përzgjedhja e pjesëve të këmbimit dhe vendosja e tyre, dokumentimi dhe dhënia te klienti e një llogarie të detajuar të riparimeve të kryera, kryerja e veprimeve të nevojshme administrative, testimi i automjeteve të riparuara, etj.
1810 Campus Way NE
Bothell, WA 98011-8246
+1-2345-5432-45
bsba@kuuniver.edu
Mon – Fri 9:00A.M. – 5:00P.M.
Aftësitë që fiton nxënësi në drejtimin Shërbime Mjetesh transporti në përgjithësi janë:
Certifikimi/Diplomimi
Certifikatat që lëshohen në shkollën tonë janë në përputhje me Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve dhe të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Certifikatë e nivelit të dytë në KSHK, punonjës gjysmë i kualifikuar/ ndihmës – në përfundim të klasës së njëmbëdhjetë.
Certifikata e nivelit të tretë në KSHK, punonjës i kualifikuar si riparues dhe mirëmbajtës i sistemeve të ndryshme të mjeteve të transporti sipas profilit përkatës- në përfundim të klasës së dymbëdhjetë
Certifikata e nivelit të katërt në KSHK, teknik/menaxher i mesëm + Diplomë e Maturës Shtetërore Profesionale – në përfundim të klasës së trembëdhjetë.
Perspektiva për punësim.
Riparuesit dhe mirëmbajtësit e mjeteve të transportit (automekanikët) zakonisht punojnë në pika që kryejnë shërbime dhe riparime në mjetet e transportit (pika servisi), kompani që tregëtojnë automjete ose pjesë këmbimi të automjeteve. Por ata gjithashtu mund të punojnë në agjenci të marrjes me qira të automjeteve ose kompani transporti për të kryer kontrolle dhe riparime të rregullta të mirëmbajtjes. Ata gjithashtu mund të jenë të vetëpunësuar, duke punuar në pikat e shërbimit apo ndërmarrjet e veta.
Arsyet e mira për të punuar si automekanik
Mundësitë e punës për këtë profesionist janë të shumta, aq më tepër që numri i makinave që qarkullojnë në Shqipëri është rritur me kalimin e viteve. Prandaj ka shanse të shkëlqyera për të gjetur një punë në biznese dhe firma, por edhe për t’u vendosur si një profesionist i vetëpunësuar.
Perspektiva për arsim të mëtejshëm
Ata që duan të vazhdojnë studimet e mëtejshme mund të regjistrohen në programe të larta studimi 2-vjeçare pas të mesmes, ose mund të regjistrohen në fakultete të ndryshme universitare sipas zgjedhjes.